Vlorë, tentoi të vriste dy persona, arrestohet 28-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2013, 11:17
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Kastriot Ramazani për vrasje të mbetur në tentativëRamazani akuzohet se ka tentuar të vrasë shtetasit Spiro Vasili dhe Shaban Doku pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.Burime nga policia bëjnë të ditur se Vasili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë ndërsa Doku është plagosur lehtëKastriot Ramazani banues në Peqin është arrestuar nga policia e qarkut të Vlorës, ndërsa po tentonte të largohej, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.