Jetimët e Korçës: Nuk marrim pjesë në zgjedhje, qeveria na harroi
Rreth 2700 jetimë në qytetin e Korçës paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet politike të 23 Qershorit, mbasi sipas tyre asnjë qeverisje nuk i ka mbështetur e zgjidhur shqetësimet e tyre. Kryetari i Shoqatës së Jetimëve "Fokus", Mirash Zefi ka reaguar në një prononcim për mediat.Historia e jetës së jetimëve është sa e ndryshme aq edhe e dhimshme. Po shqetësimet e tyre janë të njëjta. Prej 23 vjetësh nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Të mbetur pa strehë, pa punë, pa arsim, pa asnjë mbështetje, jeta e tyre është bërë shumë e vështirë. Bashkim Seferi, i lindur në mjediset e burgut, u rrit jetim dhe pas vdekjes së bashkëshortes riti jetimë.Paralajmërimi i jetimëve për të bojkotuar votimin, vjen tani në prag të fushatës së zgjedhjeve, kur ka filluar interesimi i forcave politike për t'i afruar e për t'u marë votat.