Gjirokastër, "Punishte" me bomba celularë, pranga autorit
Vendosja e një sasie eksplozivi në automjetin e pronarit të një pabi në Gjirokastër, ka vënë në lëvizje policinë e këtij qyteti, duke bërë të mundur pas 48 orësh nga ngjarja, të arrestojnë autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit, Sazan Manan.Sipas njoftimit të policisë së qytetit jugor, mësohet se si rezulat i vlerësimit maksimal të ngjarjes së ndodhur dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas i cili prodhonte lëndë plasëse në mënyrë artizanale në Tepelenë dhe se për këtë shtetas dyshohej se ishte njëri nga autorët e vendosjes së eksplozivit në automjet, është zhvilluar një kontroll i imtësishëm në banesën e Sazan Manas, në lokalin që kishte marrë me qera si dhe në dyqanin e tij të servisit të celularëve.Nga kontrolli rezultoi se në lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 17 granata dore mësymëse, tre kapsolla elektrike së bashku me përcjellësat elektrike që shërbejnë për shpërthime të eksplozivit, 180 fishekë model 56, dy topa fitil zjarrpërcellës. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në dyqanin e tij të servisit të celularëve në një dollap druri u gjet një pako e mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte lëndë narkotike, rreth 1 kilogramë Mariuanë.Sazan Mana është shoqëruar në ambjentet e drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e vendosjes së ekspolzivit në makinën e Rudin Haxhias.Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve të tjerë që janë përfshirë në vendosjen e lëndës plasëse në makinën e pronarit të pabit në Gjirokastër.