Halimi, në “Facebook”: Ne duhet të besojmë tek drejtësia, ajo ka nevojë për besimin tonë

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me rritjen e pagave të gjuqtarëve dhe prokurorëve.“Nesër në parlament rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Përmirësimi i statusit të prokurorëve është një nga çështjet e rëndësishme të reformës në drejtësi. Pagat më të larta për aktorët e drejtësisë, do të kenë impakt në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies.Nesër në parlament, pagat e prokurorëve rriten me 20%.  Pagë jo më e vogël se 1 milion lekë në muaj për prokurorët e shkallës së parë. Pagë jo më pak se 1 milion e treqind mijë lekë për prokurorët e apelit, dhe krimeve të rënda të shkallës së parë. Pagë jo më pak se 1 milion e katërqind mijë lekë për prokurorët e krimeve të rënda të apelit.Çdo prokuror që ka një vjetërsi prej 25 vjetësh, përfiton pagën e prokurorit më të lartë, edhe në rast se nuk do të ketë mundësi të promovohet për shkak të mungesës së vakancave në institucione.Paga më të larta, përmirësim i statusit do të ndikojnë në rritjen e pavarësisë dhe paanësisë së prokurorëve të Republikës nga vektorët ekonomikë, dhe do të reduktojë korrupsionin në këto Institucione duke konsoliduar sistemin e drejtësisë.Në tërësi reforma e rritjes së pagave do të prekë më shumë se 1 mijë prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë të policisë gjyqësore në vend. Do të ndihmojë ata qindra prokurorë e gjyqtarë që sapo kanë nisur karierën e tyre, ata qindra prokurorë e gjyqtarë që e nisin ditën e tyre me mendimin për të kryer punën me përkushtim e ndershmëri, për emrin e tyre dhe të familjes së tyre.Ne duhet të besojmë tek drejtësia, ajo ka nevojë për besimin tonë.”Shkruan Halimi