PS denoncon rritjen e çmimit të energjisë: Për 8 vite qeveria e rriti me 80%
Kur kanë mbetur edhe 78 ditë nga 23 qershori PS-ja në kuadër të fushatës së saj 100 arsye për të mos votuar Berishën ka denoncuar sot rritjen e çmimit të energjisë elektrke. Në një deklaratë për mediat deputeti socialist Eduard Shalsi akuzoi qeverinë se ka rritur me 80% çmimin e energjisë duke e bërë kështu të pa përballueshme për xhepat e shumicës së konsumatorëve."Sot, kur vetëm 78 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët masivisht do të ndëshkojnë me votën e tyre Sali Berishën, dëshiroj t'ju kujtoj një tjetër dështim të qeverisë së rrënimit ekonomik të vendit.Asnjë strategji e mirëfilltë, asnjë program i detajuar, asnjë plan serioz nuk ekziston për këtë sektor të rëndësishëm.Asgjë, përveçse deklaratave të papërgjegjshme të Sali Berishës për Shqipërinë si superfuqi në fushën energjetike apo ideve të çartura të tij si ndërtimi i centralit bërthamor në Shkodër.Ndërkohë që, familjeve shqiptare u duhet të paguajnë fatura të cilat janë gjithnjë e më të shtrenjta, gjithnjë e më të papërballueshme për buxhetet e tyre të brishta. Çmimi i 1kv/h është rritur me 80% në këto 8 vite të keqqeverisjes Berisha, në 2005 ishte 50 lek për kv/h, sot në 2013 është 90 lek për kv/h. Pra, mendoni një familje e cila jeton me ndihmë ekonomike, pra me mesatarisht 40 mijë lekë të vjetra, paguan mesatarisht 27 mijë lekë të vjetra vetëm për faturën e dritës, pra 66% e ndihmës ekonomike shkon vetëm për të paguar faturën e dritave.Po rrënon pensionistët, sepse 1/5 e pensionit të një pensionisti shkon vetëm për faturat".Shalsi gjithashtu ngriti shqetësimin për humbjet në rrjet, abuzimet me faturat aforfe dhe mbi faturimet."Humbjet në rrjet jo vetëm që nuk janë ulur, por përkundrazi ato janë kanë kaluar në nivele të paimagjinueshme, 50% në vitin 2012.Abuzimet me faturat aforfe si dhe mbifaturimet kanë qenë në nivele skandaloze.Edhe pse janë dhënë me koncesion mbi 300 HEC-e, vetëm një numër shumë i vogël i tyre janë në prodhim duke ndikuar shumë pak në plotësimin e nevojave për energji.Vonesat e pajustifikueshme në ndërtimin e linjave të transmetimit.Por Shqiptarët duhet të dinë që tashmë paguajnë edhe koston-barrë të marrëveshjes që qeveria e Berishës bëri me CEZ-in, para se ta largonte kompaninë, vendosi uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste CEZ-it energjinë".Në përfundim Shalsi garantoi se me ardhjen në pushtet të PS-së do të krijohet një model tregu I ri energjitik, qe sipas tij do ti japë fund tregut monopol ekzistues.