Mediu nis zyrtarisht fushatën, prezanton në Kombinat kandidatin për deputet

Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në zonën e Kombinatit ku mernin pjesë lideri i kësaj partie, Fatmir Mediu. Në këtë takim u bë prezantimi i kandidatit për deputet i Partisë Republikane Afrim Tola. Në fjalën e tij, Tola shprehu angazhimin e tij maksimal dhe se do të jetë një zë i fuqishëm dhe gjithmonë kërkues në politikë për të zgjidhur hallet dhe problemet e banorëve të kësaj zone.Ndërsa Mediu u shpreh se përzgjedhja e Afrim Tola si kandidat për deputet në listën e PR është jo vetëm një shans për banorët e kësaj zone, por edhe një privilegj i kësaj partie. Me tej Mediu u ndal në zhvillimet politike në vend, ku u fokusua në prioritetet dhe synimet që ka Partia Republikane por dhe koalicioni ku ajo bën pjesë." Me taksat e ulëta, me politikat tona fiskale u përpoqëm të ndihmonim biznesin. Ne kemi bindjen se taksat e ulta janë e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë e vendit. Qëllimi ynë është të ndihmojmë të gjithë ata që kanë shpirtin e lirë për të ndërtuar dhe për të punuar. Një biznes plus në Shqipëri do të thotë vend pune, zhvillim ekonomik dhe një mundësi punësimi. Prandaj ndihma që ne i japim biznesit nuk ka qëllim të favorizojë një grup të caktuar por qëllim unikal. Ti japim shanse dhe mundësi të rinjve, shoqërisë shqiptare që nëpërmjet punës të ndërtojnë të ardhmen." Tha mediu.Mediu theksoi se e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë djathtas si një pakt i qytetarit me vlerat, moralin me të ardhmen europiane të Shqipërisë.