Aleanca Kuq e ZI: Më 1 Maj do të largojmë kryeministrin Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2013, 11:57
Nisma e Aleancës Kuq e Zi për të rrëzuar qeverinë Berisha, shtyhet për në datën 1 Maj.Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi se nuk do të presin 23 Qershorin për largimin e kryeministrit. Sipas Spahiut kreu i mazhorancës u arratis në Azerbajxhan dhe pikërisht për këtë në 1 Maj do të mblidhen 1 milion shqiptarë për ta larguar përfundimisht.Në fjalën e mbajtur para aktivistëve, Spahiu nderoi edhe 4 viktimat e 21 janarit. Sipas kreut të AK-së, të gjithë duhet të ulen para sakrificës së bërë prej tyre.Ajo që vihej re gjatë zhvillimit të protestës ka qenë një prezencë e lartë e forcave të policisë e cila ka mbikqyrur situatën.