Ministri i TKRS, Visar Zhiti, në “Tonight Ilva Tare” : Politika të hap dosjet e komunizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2013, 16:28
Hapja e dosjeve të sistemit komunist është një detyrim i papërmbushur nga politika aktuale shqiptare. Kështu deklaroi ministri i sapo emëruar i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Visar Zhiti në emisionin “Tonight Ilva Tare” në televizionin “Ora News.”Si një ish i dënuar politik, ministri premtoi se do të bëjë çështë e mundur që të përshpejtojë shndërrimin e burgut të Spaçit në një muze.Ministri Visar Zhiti ka folur gjithahtu edhe për largimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria dhe bashkimin e saj në një koalicion parazgjedhoer me Partinë Socialiste.