FSHZH harton planin për zhvillimin e turizmit malor
Përveç ndërhyrjeve në infrastrukturë që shkojnë në zonat më të thella malore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit së bashku me donatorë të huaj do të investojnë 20 milion Euro, në një projekt që synon të nxisë turizmin malor. Konsultat për projektin kanë filluar dhe donatorët kanë parë nga afër edhe bukuritë e Razmës si një nga vendet me potencialet më të mëdha për turizmin malor. Në këto bisedime Drejtuesi i Fondit Shqiptar të zhvillimit, Benet Beci, dhe donatorët e huaj e kanë parë zonën e Alpeve si një nga investimet më të mira jo vetëm për ekonominë e vendit nga të ardhurat, nga turizimi, por edhe për ti shërbyer bizneseve vendase dhe banorëve të këtyre zonave.Vetëm në 3 vitet e fundit, FSHZH me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë ka bërë të mundur investimin në akse të rëndësishme rrugore për zhvillimin e zonës së Alpeve. Këto investime përfshijnë rrugën Hani i Hotit- Tamarë- Vermosh, fillimin e rrugës Bogë-Qafë Thore për në Theth, rrugën e Dukagjinit, rrugën e Lekbibajt, ndërtimin e qendrës për zhvillimin e Turizmit në Valbonë, si dhe furnizimin me ujë të rreth 20 fshatrave në Kelmend, Theth, dhe Valbonë