Forumi Rinor Demokrat, aktivitete sportive, pjesë e fushatës zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2013, 15:25
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur fushatën për zgjedhjet e 23 Qershorit.Në rang kombëtar ky forum ka zhvilluar kampionatin e minifutbollit dhe konkretisht në qytetin e Kukësit është zhvilluar gjysëmfinalja dhe finalja mes të rinjëve të qytetit të kukësit, te Hasit, Tropojës dhe Rrëshenit. Nënkryetarja e FRPD-së, Greta Koçi, është shprehur se të rinjtë demokrat janë shtylla e fushatës së 23 Qershorit, të cilën Partia Demokratike do ta fitojë.Në kampionatin e minifutbollit të zonës veriore, kupën e fituan të rinjtë e Kukësit. Të rinjtë e FRPD-së, premtuan se do të kenë edhe të tjera aktivitete në fushat sportive të vendit.