Derdhja e vajrave në det, Tahiri: Masa për anijet, ndotin mjedisin

Intensifikohen masat për të garantuar mbrojtjen mjedisore nga derdhja e vajrave të anijeve në portet shqiptare.Administrata e përgjithshme detare, ka tashmë një kuadër të fortë ligjor dhe një logjistikë bashkëkohore për të mos lejuar jo vetëm derdhjen e vajrave në basenet e porteve të vendit, por do të monitorojë çdo tentativë abuzive të kompanive të caktuara të karburanteve në drejtim të përdorimit të këtyre vajrave.Drejtori i përgjithshëm i administratës detare, Gazmir Tahiri, ka deklaruar se me masat e marra do të garantohet një element i rëndësishëm i mbrojtjes mjedisore dhe eleminimit të çdo tentative korruptive...Problemi i ndotjeve mjedisore nga vajrat dhe keqpërdorimi i tyre, ka qënë një problem shqetësues për portet detare në dy dekadat e fundit. Shpesh herë këto mbetje kanë dëmtuar dhe zonat turistike apo janë përdorur për qëllime të dyshimta.