Dita botërore e shëndetit, ministri Kosova: Më shumë edukim shëndetësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2013, 16:24
Qytetarët shqiptarë duhet që të bëjnë kontrolle rutinë për të pasur një jetë më cilësore.Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, e bëri këtë apel në ditën Botërore të Shëndetësisë e cila këtë vit ka pasur si temë Hipertensionin. Sipas kreut të shëndetësisë në vendin tonë tensioni është një sëmundje që prek 1 në tre persona pas moshës 25 vjeç dhe pikërisht për këtë duhet që të bëhen kontrolle.Në Shqipëri vlerësohet se të paktën 46 % e të rriturve, kanë vlera mbi normën të tensionit arterial. Hipertensioni arterial parandalohet dhe kontrollohet përmes konsumit të reduktuar të kripës, dietës së balancuar, aktivitetit fizik të rregullt, shmangies së duhanpirjes dhe të abuzimit me alkoolin.