Dita botërore e kafshëve, ambientalistët: Ruajini, ndikojnë në shëndetin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2013, 17:28
Kujdesi ndaj kafshëve endacake, do të ndikojë edhe në shëndetin e shoqërisë.Në ditën botërore të kafshëve të rrugës, thirrja e ambjentalistëve ishte për një ndihmë e cila nuk duhet tju vij vetëm nga ana e bashkisë, por edhe nga të gjithë qytetarët, duke i adoptuar. Të shoqëruar me qenin e tyre, kërkuan përkujdesje duke ndërmarrë masa për sterilizimin e tyre.Gjithashtu për ndërhyrjen ndaj kafshëve të rrugës, u prononcua Ermjona Hajdini , përgjegjëse sektorit veterinar në Bashkinë e Tiranës, e cila theksoi se projekti për kujdesin ndaj tyre ka nisur.Në Ditën botërore të kafshëve të rrugës, vullnetarë dhe intelektualë, bënë thirrje për marrjen e iniciativave në ndihmë të këtyre kafshëve endacake.