PD: Rama po manipulon të vërtetën e 21 Janarit, drejtësia të mos ndikohet

Partia Demokratike ka apeluar sot sistemin e drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të kryesocialistit Rama për zbardhjen e të vërtetës mbi ngjarjen e 21 janarit. Në një dalje për mediat zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorpsi, duke iu referuar deklaratave sqaruese të Ramës për 21 janarin, tha se ai se pasi dështoi në marrjen e pushtetit me dhunë, deshtoi totalisht dhe në manipulimin e neveriteshëm të tij. Në këtë mënyrë Vorpsi shtoi më tej se drejtësia duhet të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të dhënë drejtësi mbi organizatorët, sponsorizuesit dhe autorët e dhunës së 21 Janarit që kishte si qëllim marrjen e dhunshme të pushtetit nga Edi Rama dhe neobllokmenët e tij."Dy ditët e fundit, Edi Rama e dëshmoi fare qartë me sqarimin e detyruar që nxitoi të bëj për 21 Janarin, se puçi i dështuar i 21 Janarit nuk është për të një çështje drejtësie, parimi, apo morali por është vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së tij. Ai provoi dhe njëherë, se pasi dështoi në marrjen e pushtetit me dhunë, deshtoi totalisht dhe në manipulimin e neveriteshëm të tij. Faktoi se shamia në surrate nga familjarët e viktimave nuk do ti shqitet ndonjëherë atij, gjersa drejtësia shqiptare të thotë fjalën e saj për të si nje organizator të dhunës për pushtet në të cilën humbën jetën katër viktima të sjella prej tij për të përmbysur qeverinë me dhunë. Me deklaratën e tij të djeshme ai i faktoi haptas shqiptareve se i vetmi manipulator i kësaj ngjarje fatkeqe, është Edi Rama. Ai e nisi me manipulim, duke i përdorur dhe mashtruar njerëzit se do merrte pushtetin me dhunë, pastaj organizoi kortezhe mortore për përfitime politik! Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të z.Rama, dhe të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të dhënë drejtësi mbi organizatorët, sponsorizuesit dhe autorët e dhunës së 21 Janarit që kishte si qëllim marrjen e dhunshme të pushtetit nga Edi Rama dhe neobllokmenët e tij!"tha ajo."Manipuloi më pas me dhimbjen e familjarëve duke e përdorur si pjesë të strategjisë së tij elektorale. Përdori mediat e tij! Manipuloi sa mundi dhe kë mundi!!!Dhe sot, ankohet se po manipulohet me emocionet e 21 Janarit.I gjithë reagimi, që akuzon Ramën për këtë lojë politike, gjëndet në median e tij, në facebookun e tij, në tëitterin e tij. Pjesa dërrmuese e atyre që ndjejnë sekëlldi ndaj lojës politike të z.Rama, janë socialistë. Edhe familjarët e viktimave, janë pjesë e këtij reagimi. Kush i manipulon socialistët? Kush e manipulon faqen e facebook-ut të Edi Ramës? Ka vetëm një manipulues dhe një fabrikë manipulimi. Eshtë Edi Rama dhe dhoma e tij mavi e ndenjes" përfundoi Vorpsi.