Punonjësit do të nisin grevën. Bashkia: Kemi zgjedhur operatorin e ri

Punonjësit e parkut të udhëtarëve dhe përkatësisht ata që punojnë në linjën Kombinat – Kinostudio, kanë paralajmëruar për ditën e Hënë nisjen e grevës së urisë për shkak se nuk kanë marrë pagat prej muash. Bashkia e Tiranës paraditen e së Shtunës në një komunikim zyrtar për median bëri të ditur se është përzgjedhur operatori i ri që do të ofrojë shërbimin në linjën Kombinat - Kinostudio.Do të jenë 20 autobusë tërësisht të rinj me një kapacitet prej 100 vendesh që do të ti vihen në dispozicion qytetarëve që përdorin këtë linjë.  Liçensimi i linjës së re nuk do të vonojnë dhe deri në fund të vitit pritet që të ketë shtim të urbanëve deri në 36.Sipas bashkisë, kjo linjë e cila dukshëm shfaq probleme do të përmirësohet me infrastrukturën e nevojshëm të lëvizjes brenda 2013-ës ku dhe oraret do të jenë fikse, në verë nga ora 5.00 e mëngjesit deri në mesnatë dhe në dimër nga ora 5.30 deri në orën 23.00.