Greqi, vijon “gjuetia” për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu
Policia greke po vazhdon “gjuetinë” për të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikalas. Policia dyshon se grabitësit me kallashnikov janë të cilët përgjegjës për vrasjen e një 25-vjeçare në Korinth të premten e kaluar, po lëvizin me një furgon të vjedhur.Sipas policisë në intervalin kohor nga e diela në mbrëmje deri të hënën pasdite, u vodh nga Asso i Korinthit një furgon me ngjyrë të bardhë.Nisur nga fakti se zona në fjalë është në perimetrin Korinth-Solomos, ku u gjet të dielën e braktisur fuoristrada me të cilën të arratisurit ishin larguar gjatë ndjekjes dhe shkëmbimit të zjarrit me policinë, kjo e fundit nuk përjashton që furgoni i bardhë të jetë vjedhur nga ata me qëllim që të shmangen nga rrethimi që kanë krijuar forcat policore në gjithë Peloponezin.Për këtë arsye, policia apelon ndaj qytetarëve që, nëse e shohin furgonin në fjalë, të informojnë menjëherë autoritetet.Dy nga tre personat e armatosur tashmë janë identifikuar, si pjesë e të burgosurve shqiptarë që u arratisën nga burgui Trikalas mbrëmjen e 22 marsit.Ndërkohë ministria e drejtësisë greke pritet që brenda ditëve të ardhshme të marrë masat për rritjen e sigurisë në burgjet e vendit, pasi, sipas burimeve të ministrisë krimi ka marrë përmasa të mëdha dhe po aplikohen metoda dhe mjetet që janë shumë të avancuara në raport me mjetet që disponojnë nëpunësit e burgjeve dhe rojat e jashtme.