Tiranë, konfliktohen me armë dy persona, vritet aksidentalisht 25-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pas mesnate në kryeqytet.Një 25-vjeçare është vrarë aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur jashtë një pub-i në Kashar, pasi janë konfliktuar me armë dy persona.Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se një person nga një makinë në lëvizje ka qëlluar ndaj një tjetri,dhe plumbi ka kapur 25-vjeçaren, Sonila Tafaj.Viktima, e plagosur rëndë, është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.Policia e cila ndohet në vendin e ngjarjes ka filluar hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.