Shpërthim tritoli në Gjirokastër

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.10 minuta, në qytetin e Gjirokastrës, një atuomjet ka shpëprthyer në ecje e sipër, por pa shkaktuar viktima apo të lënduar.Sipas informacioneve të para mësohet se makina që ka shpërthyer ka qënë tip xhip me targa CK 569CM dhe drejtohej nga shtetasi Rudi Haxhia rreth 40 vjeç. Sasi e tritolit, e cila sipas policisë mendohet se ka qënë në sasi të vogla, ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës duke dëmtuar vetëm prapakolpin.Sipas unifromave blu të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, makina edhe pas shpërthimit të tritolit ka vazhduar të ecë edhe rreth 100 metra, e më pas ka ndaluar.Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije së Haxhia kohët e fundit kishte marrë një lokal nate me qera, dhe po hetojnë nëse biznesi ti tij mund të ketë lidhje me ngjarjen në fjalë.Nga shpërthimi nuk është lënduar drejtuesi i mjetit, por ka vetëm disa dëme në pjesëne  pasme të makinës, ndërkohë që policia po heton në lidhje me shkaqet dhe autorët e ngjarjes.