Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me thikë 17 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2013, 22:31
Një17 vjeçar ka ngelur i plagosur me thikë pas një sherri mes të rinjsh në qytetin e Durrësit.Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se sot në mbrëmje, pas një sherri midis disa të rinjve, në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit, është plagosur me thikë 17-vjeçari me inicialet B.I.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbëritur forcat e policisë së këtij qyteti të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje dhe kanë shpallur në kërkim 18-vjeçarin me inicialte E.G., i cili dyshohet si autori i plagosjes me thikë.17-vjeçari i plagosur, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.