Berisha ironizon Ramën: Voton tre ligjet pasi siguroi dështimin e statusit

I pritur nga entuziazmi i të rrinjëve të forumit rinor demokratik, jashtë selisë blu pasi mbaroi mbledhjen e tij të kryesisë, kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar rivalin e tij politik, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, duke theksuar se ai tashmë do të mund të votojë tre ligjet e integrimit, vetëm pasi u sigurua për dështimin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.“Tre ligjet janë pengu me të cilat Edi Rama morri statusin e vendit kandidat. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij, vetëm e vetëm që Shqipëria mos  të marri statusin. E vërteta është që po nuk i votoi do ti votoi sovrani në një votë plebiçitare në referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike”, u shpreh Berisha.Edhe njëherë kreu i ekzekutivit është treguar i sigurt dhe i bindur duke sfiduar koalicionin PS – LSI, se Partia Demokratike edhe e vetme, në zgjedhjet e Qershorit do të dalë fitimtare.“ Menaxhimi i entuziazmit të madh që ka përfshirë bazën e Partisë Demokratike, për një fitore të thellë, fitore të shkëlqyer të 23 Qershorit”, u shpreh kryeministri.Mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike e drejtuar nga kryeministri Berisha, është zhvilluar me dyer të mbyllura. Nga burimet mësohet se tema kryesore kanë qënë zgjedhjet e 23 Qershorit.