Wollfarth:KQZ po bën një punë mjaft të mirë
Një ditë pas raportit të ODIHR mbi situatën parazgjedhore në vend ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth u shpreh se KQZ po punon mirë, po nën një presion të madh politik.I pyetur për koalicionin e ri midis PS dhe LSI ai nuk ka dashur të komentojë, ndërsa siguroi se prezenca e OSBE-së do të mbështesë autoritet shqiptare për një procës të drejtë zgjedhor në 23 qershor.“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po bën një punë mjaft të mirë, por nën presion të madh politik. KQZ duhet të punojë shumë për të patur një proces të mirë zgjedhor,proces i cili është të mirë të popullit shqiptar. Këto janë vendime legjitime që bëhen nga partitë politike. Nuk kam asnjë koment për të bërë në këtë fazë” tha Wollfarth.Deklaratat diplomati i lartë i bëri gjatë prezantimit të manualit barazi dhe diversitet në policinë e shtetit me të cilin ku synohet mbrojtja e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Shqipëri.“Në thelb, respekt për diversitetin do të thotë të pranojmë veçantinë dhe rëndësinë e secilit individ, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, etnia, gjinia, mendimi politik, orientimi seksual, apo ndonjë bazë tjetër. Në fund të fundit, kjo është çështje e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe mbrojtjes së barabartë të të gjithë njerëzve. Më shumë se kaq: kjo kërkon një kuadër të fortëkushtetues dhe institucional që mundëson që këto dallime të kontribuojnëaktivisht nëtë mirën e përgjithshme tëshoqërive tona demokratike. Për ta vënë plotësisht në zbatim, ajo duhet të ecë krah për krah një politike me tolerancë zero ndaj çdo lloj diskriminimi” ka theksuar ambasadori.Ndërsa drejtori i policisë se shtetit Hysni Burgaj shprehu sigurinë për mbrojtjen e çdo komuniteti dhe rritjen e numrit të grave në polici.