Reshjet, mbetet e bllokuar rruga Elbasan-Gramsh
Rreshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer sërish problemet në qarkun e Elbasanit ku më problematike situata është në aksin rrugor Elbasan- Gramsh i cili qëndron i bllokuar prej 24 orë.Shkak për bllokimin e këtij segmenti të rëndësishëm është bërë rritja e nivelit të lumit Devoll i cili në vendin e quajtur "Ura e Shushicës" ka kaluar afro 50 cm mbi nivelin e kësaj ure duke penguar kështu qarkullimin rrugor.Ky segment përgjatë këtij sezoni është bllokuar të paktën 3 herë në të njëjtin vend për të njëjtin shkak. Niveli i shkarkimit në hidrocentralin e Banjës është më i ulët sesa niveli i prurjeve të lumit Devoll gjatë këtyre ditëve të fundit e në këto kushte ky lum ka dalë sërish nga shtrati duke ribllokuar sërish segmentin rrugor.Nga shtabi i emergjencave civile theksohet se është e pamundur të ndërhyet por pritet rënia e nivelit të prurjeve të lumit, por edhe dita e sotme karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje e në këto kushte ky segment rrugor ka gjasa të qëndrojë sërish i bllokuar duke paralizuar lëvizjen e automjeteve nga Elbasani në drejtim të Gramshit.