Ndryshimet klimatike, ministria e mjedisit rishikon strategjinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2013, 13:29
Ministria e mjedisit ka nisur rishikimin e strategjisë kombëtare për të përballuar ndryshimet klimatike. Në këtë draft, parashikohet procesi i planifikimit dhe bashkëpunimit në fushën e transporti dhe energjisë.Masa këto që për tu zbatuar kryesisht në zonat e ulta bregdetare ku sipërfaqete e tokës humbasin për shkak të gërryerjes dhe në anën tjetër zhdukjes së biodiversitetit, fenomen me të cilën po përballemi gjithnjë e më shpesh."Në këtë draft dokument është konsideruar me rëndësi të vecantë nevoja për të ndërtuar kapacitetete dhe për të krijuar bazat për t'u përgjigjur në mënyre proaktive nevojes për adaptim ndaj ndryshimeve të klimës, e në mënyrë të veçantë në proçesin e planifikimit, nxitja e bashkëpunimit ndërsektorial veçanerisht në fushën e transportit dhe energjisë dhe zbatimi i masave adaptuese ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë të veçantë në zonën e ulët bregdetare për zbutjen e impakteve të klimës qe kanë të bëjnë me humbjen e sipërfaqes tokësore e dëmtim të habitateve, varfërim të biodiversitetit dhe presion në uljen e cilësisë e nivelit të jetës në zonat e banuara” theksoi Mediu.
Sipas draftit, duhet të nis identifikimi i objektivave dhe indikatorëve në zbatim të tyre, evidentimin e faktorëve të riskut më pas monitorimi dhe vlerësimi i situatës.