Berisha takon Tungland: TAP, projekti më fizibël
Kryeministri Berisha ka ritheksoi angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të projektit TAP.Gjatë një takimi me delegacionin e kompanisë TAP kryesuar nga Menaxheri i Përgjithshëm Z.Kjetil Tungland, kryeministri Berisha se nënshkrimi i marrëveshjes me METE-n dhe është shprehje e seriozitetit maksimal të qeverisë shqiptare përkushtuar negocimit me kompaninë TAP.Kryeministri shprehu bindjen se projekti TAP është projekti më fizibël i plotësuar më të gjithë kuadrin dokumentar të një cilësie të lartë, i nevojshëm për shqyrtim nga Konsorciumi i Shah Deniz-it.Ndërsa menaxheri i Përgjithshëm Tungland shprehu mirënjohjen e tij për progresin e arritur në negocimin e Marrëveshjes Pritëse Qeveritare si një dokument i rëndësishëm që rregullon marrëdhëniet e Shqipërisë me kompaninë TAP AG për përmbushjen e projektit të gazsjellësit TAP.Ai shprehu mirënjohjen edhe për ratifikimin në Parlament të Marrëveshjes Ndërqeveritare mes Italisë, Shqipërisë e Greqisë rreth projektit të TAP-it.Sipas tij, të dyja marrëveshjet e arritura janë pjesë themeltare të paketës në mbështetje të aplikimit të TAP pranë Konsorciumit të Shah Deniz-it.Konsorciumi i Shah Deniz-it pritet të japë vendimin përfundimtar për përzgjedhjen mes projekteve TAP e Nabucco brenda qershorit 2013.