Rama: Rikthim të shkollave në qendra komunitare
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka sulmuar drejtpërdrejt mazhorancën për sistemin arsimor, i cili sipas tij është kthyer në një sistem partiak. Gjatë një tryeze për dhunën ndaj fëmijëve, krue i opozitës tha se me ardhjen në pushtet, Partia Socialiste do të konsiderojë vepër penale detyrimin e mësuesve dhe nxënësve për të marrë pjesë në mitingje. Rama premtoi se gjatë qeverisjes socialiste shkollat do të kthehen në qendra komunitare, ndërsa theksoi se është i domosdoshëm decentralizimi i shkollës.“Do ulemi menjëherë në tryezë për të filluar depolitizimin e shkollës. Mësuesit e shkollës nuk do kalojmë më testin e partisë, por një test profesional të hartuar nga mësuesit dhe prindërit. Nëse duam ta shpëtojmë fëmijën shqiptar nga çorodia, ne duhet të transformojmë shkollën në qëndër komunitare. Ajo duhet të jetë një qëndër ku komuniteti duhet të punojë sëbashku për mirëedukimin e fëmijëve. Kur do t'ua mësojmë ne fëmijëve, vullnetarizmin? Kulturën e vullnetarizmit që duhet mbjellë tek më të vegjlit. Nga ana tjetër, duhet të konsiderohet vepër penale dërgimi i fëmijëve dhe trupës mësimore në mitingje. Një drejtor shkolle që merr me zor fëmijët dhe i çon në miting duhet të çohet në burg për një krim” tha Rama.Në mbyllje të fjalës së tij kryesocialisti foli për dallimin mes PS-së dhe PD-së për sa i përket qëndrimit që kanë këto forca politike në raport me qytetarët, dhe për këtë arsye Rama ftoi që të votojnë alterantivën që u shërben atyre.“Duhet ti japim fund këtij tifozllëku partiak ku njerëzit shkojnë në mitingje sikur po shkojnë në një ndeshje futbolli ku bëjnë tifozllëk për një skuadër të caktuar dhe ku partia politike në pushtet luan me fatin tënd dhe ti e përdor si biletë për të parë nëse do fitosh ose jo. T`i jepet fund një tifozllëku të qeverisë që i shikon si zgjedhës. Kush pranon statusin e zgjedhësve në dëm të statusit të njeriut të votojë Saliun. Kush do statusin e njeriut atëherë të votojë Partinë Socialiste” shtoi Rama.