Shqyrtimi i kodit civil në komisionin e ligjeve, mungon opozita

Një ditë pasi në seancën plenare opozita kërkoi që të kthehen për diskutim në komision  ndryshimet në kodin civil dhe atë të procedurës  civile, përfaquesit e opozitës në komisionin e ligjeve nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.

Kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli ka theksuar se mbledhja nuk mund të zhvillohet pasi nuk është kuorumi i domosdoshëm.Ai ka theksuar se do të njoftojë seancën në lidhje me këtë situatë të krijuar ndërsa shtoi se deputetët demokratë janë të gatshëm që në çdo kohë të marrin në shqyrtim kodin civil dhe atë të procedurës civile.Ndërsa ministri i drejtësisë Eduard Halimi e ka cilësuar si të papranueshëm mungesën e opozitës në komisionin pasi sipas tij ishin deputetët socialistë ata të cilët kanë kërkuar rishikimin e kodit.Halimi gjithashtu ka akuzuar opozitën se po vijon me politikat e saj bllokuese duke mos miratuar ligjet që kanë rëndësi për vendin.