Rama me ish-ushtarakët: Do t'ju risjellim dinjitetin e munguar

Kreu i socialistëve, Edi Rama, në një takim me ish-ushtarakë është shprehur se pensioni i tyre u zhbë nga qeverisja e demokratëve menjëherë pas ardhjes së tyre në pushtet në vitin 2005, vetëm 2 muaj pas miratimit prej socialistëve. Në programin tonë për rilindje ushtarakët do të vlerësohen duke iu rikthyer dinjiteti që i takon kësaj shtrese nënvizoi lideri i socialistëve.Kupola e ushtrisë është marrë peng tha Rama dhe pronat në përdorim të saj të mos tjetërsohen për përfitime të familjes së kryeministrit akuzoi më tej ai.Vota është arma që ju keni në dorë për të luftuar për të drejtat tuaja, ndaj duhet ta vlerësoni maksimalisht atë, iu drejtua kryesocialisti ish-ushtarakëve.Programi për Rilindje i Partisë Socialiste premton rikthimin e rendit dhe sigurisë në vend brenda 300 ditëve të para të qeverisjes, nëpërmjet mirëfunksionimit të trinomit të profesioneve, atë të mësuesit, mjekut dhe policit.