Vlorë, arrestohet 63-vjeçari, akuzohet për vepra të turpshme me një të mitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2013, 09:13
Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vepra të turpshme ndaj një të miture.Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gëzim Rustemaj I cili dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një 13-vjeçareje.Kanë qënë familjarët e 13-vjeçares ata të cilët e kanë denoncuar 63-vjeçarin në policia dhe menjëherë uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij.Ngacmimet e të mirurve janë shtuar shumë kohët e fundit në vend. Vetëm ditën e djeshme në fshatin Ndroq u bë i mundur arrestimi i një 59-vjeçari pasi dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur 9-vjeçare.