Ministri i ri i jashtëm Aldo Bumçi prezantohet me stafin
Është prezantuar sot me stafin, ministri i ri i jashtëm Aldo Bumçi. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Edmond Panariti, i cili i dorëzoi detyrën ministrit Bumçi.Në fjalën e tij, në takimin e parë me stafin e Ministrisë, Bumçi theksoi se vendi ynë ka bërë progres të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme, si: anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, përparimi drejt integrimit në BE, kontributi në stabilitetin rajonal, thithja e investimeve të huaja etj.Ai nënvizoi se kryefjala e punës së tij do të jetë vazhdimësia në shtyllat kryesore të politikës së jashtme, duke patur si objektiv kryesor integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Më pas, ministri i jashtëm Aldo Bumçi e zhvilloi takimin e parë me kryeministren dhe ministren e jashtme të Kroacisë,Vesna Pusiç.Të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe siguruan angazhimin e tyre për intesifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.Ministri Bumçi ka përshëndetur Ministren Pusiç për anëtarësimin e afërt të Kroacisë në BE dhe e ka ftuar atë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila është pranuar me kënaqësi.