Procesi ndaj Dritan Dajtit, gjykata: Seancat pa avokat

Pas 207 seancash gjyqësore Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhbllokuar procesin gjyqësor në ngarkim të Dritan Dajtit.Trupa gjyqësore e kryesuar nga Idriz Mulkurti ka vendosur të zhvillojë seancat pa praninë e avokatit mbrojtës. Sipas argumentimit të kësaj trupe gjykata bëri çdo gjë që kishte në kompetencat e saj për ti siguruar një mbrojtës Dajtit.Gjykata vendosi që në datën 8 prill të zhvillohet seanca tjetër ku janë thirrurr 5 dëshmitarë të prokurorisë dhe pritet një processnormal pas 4 vjetësh nga vrasja e 4 policëve nga i pandehuri.Por nuk ishte një vendim i lehtë për trupën gjyqësore, pasi u desh afro 3 orë për t`u marrë. Më parë Dajtit iu dha përsëri lista e avokatëve penalistë,listë nga ku ai kishte mundësinë të zgjidhte 2 prej tyre.Por Dajti ka refuzuar duke i kërkuar bazën ligjore se ku e mbeshteste gjykata këtë vendim dhe për me tepër ai u shpreh se nuk ka mundësi financiare që të përballojë një avokat,duke përsëritur kërkesën e tij që ti gjejë gjykata një.Pas kësaj 5-ja gjykuese u shpreh se janë ezaruar të gjitha mundësite për ti caktuar një mbrojtës dhe vendosi të zhvillojë seancat pa praninë e avokatit.Ky është rasti i parë në Shqipëri që një i pandehur vendoset të gjykohet pa avokat mbrojtës,rasti i cili nuk pritet të kalojë pa surpriza pasi Dajti për 4 vjet e ka gjetur gjithmonë një hapësirë ligjore për të shtyrë seancat.