Endira Bushati: Ligji i ri i mediave i jep zgjidhje problemeve

Vetëm një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për trasmetimet analoge dhe dixhitale kryetarja e Autoritetit të Mediave i ka shpjeguar operatorëve mediatik  funksionimin e tij.Endira Bushati kryetarja e AMA-s u shpreh se tashmë me këtë ligj pritet që ti jepet zgjidhje problemeve kryesore të mediave në vendin tonë.Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte diskutimi mbi çështje të ndryshme që prek hyrja në fuqi e ligjit.Në seminar morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore ,përfaqësues të medias elektronike  si dhe shoqata e gazetarëve.