Firmoset marrëveshja mes METE-s dhe konsortiumit TAP

Firma e parë si ministër e Florion Mimës ndoshta mund të jetë më e rëndësishmja përsa i përket ekonomisë shqiptare. Kreu i METE deklaroi se projekti TAP do të thotë më shumë punësim dhe investime për vendin. Sipas Mimës me anë të kësaj marrëveshje po dërgohen një sinjal i fortë pozitiv konsorciumit të Shah Deniz.Kjetil Tungland, drejtori menaxherial i projektit gazsjellës TAP  deklaroi se me anë të këtij projekti Shqipëria do të përfitoj rreth 1 miliard euro investime. Sipas Tungland me këtë marrëveshje janë rritur shanset e përzgjedhjes së këtij projekti.“Me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kemi rritur shancet për përzgjedhjen e projektit nga Shah Deniz në qershor të këtij viti. Kjo marrëveshje është e fundit dhe përcakton një sërë elementësh të rëndësishëm siç janë toka ku do të kaloj ,studimet mjedisore apo studime të tjera që lidhen me projektin. Ndër të tjera TAP do të ofroj edhe mbështetje në zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri. Janë 1 miliard euro investime të cilat do të sjellin rritje ekonomike dhe rritje të punësimit” theksoi ai.Shteti shqiptar, i përfshirë në negociata intensive me konsorciumin TAP për të krijuar lehtësi në zbatimin e projektit duke krijuar lehtësitë ligjore dhe infrastrukturore për projektin. Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.