Shqipëria 4 vjet anëtare e NATO-s

Kanë kaluar 4 vjet që nga momenti historik kur flamujve të vendeve anëtare në NATO ju bashkua dhe flamuri shqiptar. Për të shënuar këtë ditë drejtuesit më të lartë të vendit, ushtarakë si dhe përfaqësues të trupave diplomatike, u bashkuan në një konferencë përkujtimore.Kryeministri Sali Berisha tha se pas këtij antarësimi, projekti I dytë I rëndësishëm është integrimi në Bashkimin Europian.“Antarësimi i Shqipërisë në Nato ishte një ngjarje e madhe me impact të jashtëzakonshëm në proçesin e zhvillimit të këtij vendi. Nuk mund të mos theksoj këtu se fill pas këtij antarësimi, ka ndodhur që investimet e huaja direkte u trefishuan në Shqipëri. Shqipëria punon me përkushtimin më të madh në projektin e dytë më kryesorë të këtij shekulli, projektin e antarësimit në Bashkimin Europian” u shpreh Berisha.Ky ishte një rast që kreu i qeverisë të garantonte sërish për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.“Më lëjoni tju garantoj juve, përfaqësues të vendeve aleate se qeveria shqiptare do të bëjë gjithëçka që të nderoj vlerat, votën, ligjet, Kushtetutën dhe standartet më të mira ndërkombëtare në këtë proçes zgjedhor”, u shpreh kryeministri.Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kujtoi edhe një herë detyrimet për një vend anëtar të NATO-s.“Të jesh në NATO do të thotë detyrime dhe reforma, shpenzime të bashkërenduara me NATO-n. Ne do tju ndihmojmë që ti plotësoni këto kërkesa, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare. Angazhohemi që të punojmë së bashku për përparimin e vendit, për përparimin e Shqipërisë në NATO’, u shpreh Arvizu.Në fund të pranishmit kanë ndjekur edhe dokumentarin e rrugëtimit 4-vjeçar të forcave tona të armatosura në NATO.