Ministria e Mjedisit shqetësim për menaxhimin e vajrave të përdorura

Ministria e Mjedisit shprehet e shqetësuar në lidhje me përmbushjen e kritereve nga ana e operatorëve ekonomik dhe shoqërive konçesionare përas i përket manaxhimit të vajrave të përdorura. Ato përbëjnë një rrezik mjedisor është shprehur drejtori i kontrrollit të mjedisit, Deshati,pasi kanë mangësira në impiantet për trajtimin dhe riciklimin e vajrave të përdorura sipas standarteve europiane.“Në lidhje me problemet që kemi konstatuar, operatorët ekonomik të cilët janë të paisur me leje mjedisore nuk disponojnë impiantet për trajtimin dhe riciklimin e vajrave të përdoruar, konformë standarteve të BE-së. Operatorët ekonomikë që grumbullojnë dhe administrojnë vajra të përdorur, nuk janë të paisur me liçencën e përshtatshme për kryerjen e këtij aktiviteti. Teknologjia për trajtimin dhe riciklimin e vajit të përdorur nuk plotëson normat dhe kriteret e çertifikatës “ISO”.Deshati u shpreh se këto objekte, të cilat nuk përmbushin kushtet, janë vënë në dijeni dhe brenda 10 ditëve pritet reagimi prej tyre, pasi në rast të kundërt do të gjobiten ose pezullohen.“ Të gjithë operatorëve ekonomikë dhe shoqërive konçensionare, nga ana e task forcës I është lënë akt verifikimi ku brenda 10 ditëve ato duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin që ne kemi parashtruar në aktverifikimin. Në të kundërt, masat administrative do të jenë shumë të ashpra, jo vetëm thjesht me gjobë, por deri në pezullim të aktivitetit për këto subjekte.”Përllogaritet që sasia e vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tilla hidrokarbure të jetë e lartë në vendin tonë, pasi vetëm sasia ditore e importimit të këtyre vajrave është rreth 40 mijë ton në ditë.