Bashkia e Tiranës vendos sinjalistikë dhe vija të bardha në çdo rrugë shkolle
Ne prag te vitit të ri shkollor bashkia e Tiranës ka marrë masat për vendosjen e sinjalistikës rrugore në çdo shkollë për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit, si dhe vendosjen e vizave të bardhave. Gjithcka ka nisur pas urdhrit të kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.Për të inspektuar nga afër punën ka qënë nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali e cila ishte e pranishme në shkollën "Vasil Shanto"Brunilda Paskali: Ditën e hënë fillon viti i ri shkollor dhe bashkia e Tiranës është e impenjuar për të bërë një sigurim të ambienteve ku lëvizin nxënësit e shkollave. Këto dy masa do të merren për të gjitha shkollat e Tiranës.Znj.Paskali njoftoi edhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përreth ambienteve në shkolla, me qellim rritjen e sigurise per femijet.Brunilda Paskali: Për ne siguria e fëmijëve është shumë e rëndësishme, por njëkohësishme edhe mosvonesa e tyre në orët e mësimit është po aq e rëndësishme. Ashtu sic kemi filluar në njësinë 5 do të marrim masa për lirimin e hapësirave të zënë në mënyrë të padrejtë rreth ambienteve shkollore.Aksioni ka nisur në shkollën "Sabaudin Gabrani" ku Inspektorati Urbanistik Vendor i Bashkisë ndërhyri duke prishur ndërtimin pa leje prane godinës./Oranews.tv/