Lugina e Preshevës voton për Asociacionin e Komunave Shqiptare

Përfaqësuesit politikë në Luginë të Preshevës kanë dhënë votën e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare.Takimi i thirrur nga Kuvendi i Këshillit Kombëtar është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Preshevë.Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës, sipas përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm, do të kishte fuqinë e njëjtë juridike me Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në parimet e reciprocitetit.Organet e Asociacionit do të themelohen mbi bazën e statutit që do të hartohet nga një grup punues dhe miratohet nga Kuvendi.Në rrethana të caktuara kombëtare e ndërkombëtare nëse vjen deri te ndryshimi i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, sipas organizatorëve, atëherë do të ndryshojë edhe statuti i Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë.Sidoqoftë, ky Asociacion po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar.Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm politik dhe të papranueshëm.“Serbia di si të reagojë - me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka theksuar Vuçiq.Ndërkaq, zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç, me tone të ashpra i ka porositur këshilltarët komunalë shqiptarë “të mos luajnë me zjarr”.“I paralajmërojmë që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. I paralajmërojmë që të mos luajnë me zjarr dhe ta respektojnë kushtetutën dhe rendin e Serbisë”, ka thënë Daçiç.jonuu5 jonuu jonuu4 jonuu3 jonuu2 jonuu1/REL/