Prishen ndërtimet pa leje pranë "Sabaudin Gabranit" , vihet sinjalistika rrugore
Paraditen e sotme, Inspektorati Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ndërhyrë në shkollën “Sabaudin Gabrani”, ku ka prishur ndërtimet pa leje rreth godinës.Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e sinjalistikës rrugore në çdo shkollë për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit, si dhe vendosjen e vizave të bardhave.Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ishte sot e pranishme në shkollën “Vasil Shanto”. “Pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ kemi vendosur tabelën për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit dhe njëkohësisht vijëzimin e rrugës së bardhë. Këto dy masa do të merren për të gjitha shkollat e Tiranës”, njoftoi Paskali.Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se paralelisht me masat për sigurinë e fëmijëve në shkolla ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përreth ambienteve të shkolla.“Bashkia e Tiranës, ndërkohë do të vazhdojë aksionin për lirimin e hapësirave rreth ambienteve shkollore. Ashtu siç kemi filluar në njësinë 5 do të vazhdojmë të marrim masa për të gjithë lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të padrejtë rreth ambienteve shkollore”, nënvizoi Paskali.
/Oranews.tv/