Shehaj: Kisha 3-fishin e pagës, por u bëra Drejtoreshë me një ideal që ky vend bëhet

Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj gjatë konferencës së sotme ka treguar se ka lënë punën e mëparshmë që kishte trefishin e pagës që ka sot për tu bërë drejtoreshë. Ajo tregon se e mori këtë detyrë për një ideal, që ky vend mund të bëhet.Brisida Shehaj: Unë kam një pagë që neto ë është 700 euro, nuk e di në kë vend të botës ndodh, por ndodh në Shqipëri dhe do isha biznes i vogël, qarkullimi nga 0-2 mln lekë. E dini sa paguan biznesi i vogël? 25 mijë lekë të reja në vit. E di sa paguaj unë për rrogën time, që jam në një xhiro 1.4 milionë lekë bruto? 350 mijë lekë të reja në vit. Tani më fal, por kush është problemi këtu? A thua kemi ne ndonjë mirëqenie më të madhe?! A thua keni ju këtu ndonjë mirëqenie më të madhe? Dëshira e këtyre inspektorëve të bëjnë punën është zero. Mua me zor nuk më mori njeri në punë, kisha trefishin e pagës aty ku isha dhe erdha këtu me një ideal, për të thënë që ky vend bëhet.