Shikoni shkollën ku fëmijët e fshatit Cangonj nisin mësimin të hënën

Shkolla 9-vjecare në Cangonj të Devollit është në gjendje të mjerueshme. Përvec mungesës së rikonstruksionit të shkollës, kushtet higjieno sanitare, nuk i përafrohen as standardeve më minimale.Korçë-  Dritare pa xhama, tualete që nuk funksionojnë dhe mure të palyera e me lagështirë. Ky është pasqyrimi i gjëndjes së disa shkollave 9 vjeçare në rrethin e Devollit në prag të nisjes së vitit te ri shkollor.Situata më alarmante paraqitet në shkollën e fshatit Cangonj, 20 km larg Korçës, ku kushtet higjeno- sanitare janë kritike. Në këtë shkollë këtë vit do studiojnë rreth 200 nxënësVali Nallbati, Drejtori i DSHP në Devoll: Drejtoria e Shëndetit Publik ishte në monitorim të plotë të të gjithë shkollave të rrethit të Devollit. Problem mbeten disa shkolla në fshatin Arrëz, Mengulas, Vranisht, Miras, Cangonjë."Në mjaft fshatra disa objekte arsimore nuk afrojne as kushtetet më minimale për pritjen e nxënësve në prag të vitit të ri akademik 2015-2016. shkollat devoll1 shkollat devoll2 shkollat devoll3 shkollat devoll4 shkollat devoll5 shkollat devoll6/Oranews.tv/