Lista e Lezhës, ekspertët: Lista e PS po shteron, rradha i kalon LSI
Në kohën kur debati politik është përqëndruar në listen e deputetëve të majtë në qarkun e Lezhës eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, thotë se kodi zgjdhor parashikon mekanizmat e zëvendësimit të deputetit Arben Ndoka I cili u dorëhoq. E njëjta rrugë sipas Kumes do të ndiqet edhe për deputetin tjeter të arrestuar Armando Prenga në rast se edhe atij i hiqet mandati.Kristaq Kume: Nga cdimë në këtë listë, shumë shpejt lista e PS shteron dhe në kodin zgjedhor është e përcaktuar si veprohet. Pas kësaj kalohet në listën e subjektit të dytë për nga madhësia, për nga rezultatet e arritura në procesin zgjedhor që në këtë rastë është LSI, nga lista e të cilës duhet të merret personi që do t’i ofrohet mandate për deputet.Raporti i OSBE/ODIHR thekson se ndikimi i politikës tek institucionet minoi administratën e zgjedhjeve, përfshirë këtu edhe KQZ. Eksperti Kume ofron formulën sesi KQZ në të ardhmen mund të qëndrojë jashtë ndikimit politik.Kristaq Kume: Vëzhguesit ndërkombëtare për herë të parë shprehen në mënyrë të tillë që është e rekomandueshme që të trajtohet depolitizimi i administratës zgjedhore, duhet ndërhyrë në parime të tilla. Duhet nga klasa politikë të trajtohet mundësia për ndryshimin e parimit sipas së cilit ndërtohet administrata zgjedhore.Kume gjithashtu në kuadër të dekriminalizimit kërkon që politika të marrë në dorë edhe kodin zgjedhor për të përfshirë në të mekanizma ligjor që i bëjnë bllok, çdo individi me të shkuar problematike të depërtojë në institucionet shtetërore./Oranews.tv/