Kapri i PD-së: Qeveria të ndihmojë të laj borxhet e Artan Shkëmbit

Në analizën 30 ditore te punës së tij si Kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri ka akuzuar ish kreun e kësaj Bashkie Artan Shkëmbi se ka lënë një gropë fianciare prej 4.7 miliardë lekësh të vjetra.Kapri shkoi më tej duke thënë se ky njeri që ka krijuar këtë borxh kaq të madh sot është vendosur për të na mësuar se si të drejtojmë bashkitë ne të rinjtë.Kapri shtoi se në total borxhi i Bashkisë së re përfshi edhe ish komunat shkon në “5.4 miliardë lekë” ndërsa i tërhoqi vëmëndjen qeverisë të ndihmojë në shlyerjen e këtyre borxheve për të mos ua lënë në kurriz pogradecarëve."Qeveria të na ndihmojë të lajmë borxhet pasi nuk mund tua lëmë qytetareve ti shlyejnë në javët në vijim do iu tregoj të gjitha problemet që kam gjetur në bashkiKapri paralajmëroi se të gjithë ata që kanë shkaktuar këtë gropë në Bashki dhe që sot iu rëndon qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi./Oranews.tv/