Për herë të parë drejtimin e Këshillit të Qarkut Kukës e merr një i majtë

Këshilli i Qarkut të Kukësit për herë të parë do të drejtohet nga të majtët. Vetëm me prezencën e anëtarëve të rinj të këshillit është zgjedhur kryetar të ri Abedin Oruci. Te djathët e kanë konsideruar akt të jashtëligjshëm ndërsa akuzuan kryetarin e sapozgjedhur se ka është futur me dhunë në zyrën e paraardhësit.Arif Rexhmati, Kryetar i këshilltarëve të PD-së: "Ka një shkelje ligjore dhe kjo është shkelje administrative e penale. Ne kemi bërë kallzim penal"Pavarësisht përplasjeve, Kryetari i ri i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruci ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me të gjitha palët, në të mirë të komunitetit.Abedin Oruci, Kryetar i Këshillit të Qarkut: Do jem bashkëpunues me kryetarët e bashkive Kukës, Has e Bajram Curri pavarësisht bindjeve politike për të mirën e banorëve të qarkut të Kukësit.Kjo është e hera e parë që e majta arrin të marrë drejtimin e Këshillit të Qarkut të kukësit, institucion që përbëhet nga tre kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e Këshillave Bashkiak, të mandatuar për të qenë pjesë e Këshillit të Qarkut.kukesi kreu i majte/Oranews.tv/