OSBE për median: Varësia nga reklamat dhe tenderat minon pavarësinë
Në raprotin, për zgjedhjet vendore të 21 qershorit OSBE/ODIHR, i ka kushtuar nje vëmendje të shtuar lirisë së medias në Shqipëri, duke renditur si problem ndikimin poltik. Oraganizata ndërkombëtare, për bashkëpunim dhe siguri në Europë, thekson se qeveria ushtron presion duke ndikuar politikën redaksionale të mediave, kjo nëpërmjt burimeve të financimit."Pavarësisht numrit të lartë të përfaqësuesve mediatikë, përkatësia e tyre me partitë politike kryesore, si rezultat i interesave të biznesit të pronarëve të mediave, shkakton interferencë në autonominë e botimit. Përpos kësaj, varësia e mediave nga tenderat publikë dhe reklamat shtetërore minon përgjegjësinë e medias për të shqyrtuar me kujdes personat në pushtet"OSBE, vëren se Autoriteti i Mediave Audiovizive, është i ndikuar politikisht, ndërkohë kërkon ndryshime ligjorë ne mbulimin e fushatave zgjedhore."Kodi Zgjedhor duhet të qartësojë dispozitat e sanksioneve për mbulim të çekuilibruar; për shembull, transmetuesi mund të marrë një paralajmërim dhe një kohë të kufizuar për të ribalancuar mbulimin para se të gjobiten"OSBE/ODIHR, kërkon gjithashtu që të shfuqizohet shpifja si vepër penale pasi bie në kundërshtim me standartet ndërkombëtre. Gjithashtu kërkohet që të behën publike të dhena të sakta mbi pronësinë e medias në mënyrë që të zbulohet ndikimin i mundshëm mbi politikën redaksionale.