Grabisnin dyqane e banesa, shqiptari çarmatos grabitësit. Napoli e bën hero

Kronika e zezë italiane dokumenton pothuajse cdo ditë ngjarje me protagonistë keqbërës me origjinë shqiptare. Veprojnë në të gjithë territorin italian e janë trafikantë lëndësh narkotike, grabitës, pjesëmarrës në organizata kriminale e mafioze, madje dhe killer me pagesë.Por rasti i ditës së sotme tregon anën tjetër të medaljes; qytetarin me kombësi shqiptare, i ndershëm e që kontribuon në vendbanimin e tij për ruajtjen e rendit, madje duke vënë në rrezik dhe jetën.Heroik e kanë quajtur mediat italiane gjestin e tij bërë publik sot pasi policia italiane ka informuar mbi arrestimin e 5 personave si anëtarë të një bande që kishin kryer disa grabitje në qëndra e aktivitete tregtare në rajonin e Kampanjës.Gjatë një grabitje të kryer nga kjo bandë në komunën Villa di Briano, shqiptari rastësisht i pranishëm, ndërhyn kundër njërit prej grabitësve dhe pse ky i fundit ishte i armatosur. Forca e shqiptarit mundi ta bllokoj keqbërësin duke e rrëzuar përtokë e c'armatosur.Vetëm pas një luftimi të dhunshëm trup më trup grabitësi mundet të largohet e plani i bandës për të grabitur atë qëndër tregtare nuk mundi të realizohet me sukses.E gjithë kjo ngjarje është dokumentuar nga filmimet e videokamerave të sigurisë, të bëra publik sot nga Prokuroria e Napolit, falë të cilave u arrit dhe në identitetin e shqiptarit.Ndaj shqiptarit për gjestin e tij heroik është propozuar një leje qëndrimi nderi e jashtëzakonshme për motive drejtësie.Policia italiane mundi t'i identifikoj vetëm pas disa muaj hetimesh 5 personat e arrestuar. Të gjitha janë me kombësi italiane, vepronin të armatosur e mjaft të dhunshëm e kishin krijuar panik e frikë në territorin e rajonit të Kampanjës.Plani i tyre qe përherë i njëjtë. Njëri drejtonte armët kundër personelit e klientëve të aktiviteti tregtar duke i kërcënuar me vdekje, e tjetri vidhte paratë në kasat e shërbimit.Falë gjestit heroik të shqiptarit një prej planeve të tyre e datuar më 27 mars 2015 përfundoj pa sukses.shqiptari hero/Oranews.tv/