Dekriminalizimi, Balla: Problem ata që kryejnë vepër penale e s'ndëshkohen

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka kërkuar që pjesë e procesit të jenë edhe ata persona që janë hetuar, por i kanë shpëtuar gjykimit. Si shembull socialisti Balla mori kreun e opozitës Lulzim Basha dhe sekretarin e përgjithshëm në PD Arben Ristani.Taulan Balla: "Unë mendoj që pjesë e këtij procesi duhet të jetë dhe adresimi i personave të hetuar por të pa gjykuar. Që është një problem tjetër në politikën shqiptare. Kemi rastin e Lulzim Bashës apo raste të tjera në politikë që janë persona të hetuar, të gjetur fajtor nga prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore apo të lejeve për jashtë shtetit i janë shmangur drejtësisë dhe nuk janë gjykuar."Balla tha se nuk nuk e ka parë ende draftin e paraqitur në Kuvend nga PD për dekriminalizimin, por tha se duhet të jetë i plotë dhe jo sa për show mediatik.Taulan Balla: "Ne si PS kemi qenë shumë të qartë për këtë cështje dhe po e cojmë atë në ullinë zyrtare të zgjedhjes përmes një procedure që do të fillojë shumë shpejt në parlament. Pse jo edhe këtu nga Korca i bëj një pyetje Lulzim Bashës si do ta zgjidhësh këtë problem që ke të hapur me drejtësinë, kështu që edhe ky është një proces dekriminalizimi i domosdoshëm."Komisioni i Posacëm për dekriminalizimin do të mblidhet të hënën e 14 shtatorit.