U prekën nga HEC i Banjës, nis ndërtimi i 15 shtëpive zëvendësuese

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri ka inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpive që u prekën nga HEC-i Banjës. Edhe pse nuk është detyrim i përcaktuar në kontratë, firma "Devoll Hydropower" po ndërton 15 shtëpi të reja për strehimin e familjeve, banesat e të cilave preken nga punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës.Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës dhe njëkohësisht deputet i Gramshit, u shpreh se shtëpitë vinë si një dhuratë nga kompania "Statkraft", ndërsa theksoi se ndërtimi i rruga Banjë-Gramsh shmangu izolimin e zonës.Damian Gjiknuri:Nuk ka qenë e parashikuar në marrëveshje, por për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me koncesionarin, bisedimeve shtesë që ka pasur qeveria shqiptare me këtë koncesionar është bërë e mundur. Njësoj siç u bë e mundur edhe infrastruktura zëvendësuese, ndërtimi i rrugës Banjë-Gramsh, e cila shmangu izolimin e kësaj zone”15 banesat priten të jenë gati brenda 6 muajve. Ndërsa me përfundimin e projektit të kompanisë "Devollhidropoëer" prodhimi i përgjithshëm i energjisë rritet me 18%, dhe do të tregtohet në rrjetin kombëtar të energjisë e më pas në atë ndërkombëtar.Inagurimi i HEC te Banjes vitin tjetër- Ministri tha se punimet po ecin brenda fateve dhe vitin tjetër parashikohet të bëhet inaugurimi i HEC-it të Banjës ndërsa shumë shpejt nisin punimet në pjesën e Moglicës.“Është vepra më e madhe energjetike që po ndërtohet në Shqipëri tani dhe do të rrisë me rreth 20% prodhimin e energjisë brenda vendit në vitin 2018. Shqipëria me këtë projekt mbyll edhe një tjetër gropë përsa i përket importimit të energjisë elektrike. Është projekt i mirë edhe nga një element tjetër, sepse është projekti i parë që nuk bazohet tek blerjet e energjisë, pra ato kontratat me parablerje që shpeshherë krijojnë probleme për Buxhetin e Shtetit, por është një model i bazuar kryesisht tek tregu. Do të thotë që investitori ka marrë përsipër të gjejë vetë tregun e energjisë, pra energjitë që do të prodhojë”, sqaroi ministri.Në Shkurt të vitit 2016 pritet të fillojë krijimi i rezervuarit të Banjës, dhe në këtë moment planifikohet që shtëpitë të kenë përfunduar dhe të jenë gati për përdorim nga familjet që i përfitojnë.gjiknuri heci banjes foto/Oranews.tv/