Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyk thirrje për më shumë presion mbi Putin

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyk, ka shfrytëzuar  Sesionin e 12-të  të Forumit Ekonomik të Jaltës për të shprehur të gjitha kërkesat e tij ndaj ndërkombëtarëve në lidhje me presionet e vazhdueshme të Rusisë. Në ligjëratë, ai kërkoi mbështjetje në një luftë, e cila sipas tij nuk është vetëm midis Ukrainës dhe Rusisë, por midis Rusisë dhe vlerave të botës së lirë."Ne jemi mjaft të gatshëm që të vendosim paqe dhe stabilitet në rajon. Por problemi qëndron tek fakti se çdo gjë është në duart e Vladimir Putin. Mendoj se i gjithë komuniteti global duhet të ushtrojë presion mbi të. Dua të dërgoj një mesazh mjaft të rëndësishëm për miqtë e mi perëndimorë. Kemi provuar çdo mënyrë paqsore për të arritur një situatë të qëndrueshme, por me sa duket kjo është një gjuhë që Putin nuk e kupton. Rusia nuk po lufton vetëm kundër Ukrainës. Ky është një sulm kundër vlerave të botës së lirë. Duhet të bashkojmë forcat për një botë liberale ku çdo qënie njerëzore të jetojë me dinjitet."Kievi zyrtar dhe Perendimi akuzojnë Rusinë se ka dërguar trupa ushtarake dhe armë për të ndihmuar separatistët në Ukrainën lindore, gjë e cila është mohuar gjithmonë nga zyrtarët e Moskës. Afro 8.000 persona kanë humbur jetët që prej fillimit të konfliktit në Prill të vitit 2014./Oranews.tv/