Basha: Forca e Azemit në PD është gjallë për të mposhtur krimin e lidhur me pushtet

Drejtues të partisë demokratike dhe simpatizantë te saj përkujtuan në 17 vjetorin e vrasjes "heroin e demokracisë" Azem Hajdari.  Kurora me lule dhe nderim për studentin e dhjetorit, dhe një ndër themeluesit e partisë demokratike, të cilit ju bë atentat me 12 shtator të vitit 1998, pranë selisë blu. Në ceremoninë e rastit në nderim të jetës dhe veprës së Azem Hajdarit, munguan një pjesë e mirë e figurave kryesore të PD.Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, ish kryetari Sali Berisha, familjarë,  vendosën kurora me lule  pranë memorialit, në rrugën "Abdi Toptani"  ku më 12 shtator të vitit  1998 u vra Azem Hajdari dhe shoqëruesi i tij Besim Çerja.Kreu i selisë blu, Lulzim Basha foli me tej per kurajon  që kërkohet për të mos humbur litite e fituara ne dhjetor te 1990.Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit përmbysjen e madhe e të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimin e kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe shqiptarëve të lirë më 12 Shtator 1998. Azem Hajdari është gjallë sepse e gjallë është forca kreshnike e Azem Hajdarit në Partinë Demokratike për ti prirë qytetarëve të lirë, për ta mposhtur dhe një herë krimin e lidhur me pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin”, u shpreh Lulzim Basha.Në 17 vjetorin e vrasjes se të tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, munguan mjaft zyrtare  të lartë të kësaj force politike, si Jozefina Topalli, Eduard Selami, Astrit Patozi, Genc Ruli, Ridvan Bode, Flamur Noka dhe  Majlinda Bregu etj. [caption id="attachment_578572" align="alignnone" width="485"]basha Postimi i Bashes ne FB[/caption][caption id="attachment_578574" align="alignnone" width="640"]10484504_998204863564028_8865175251361625102_o Basha e Berisha duke vene lulet ne varrin e Azem Hajdarit[/caption]basha azami/Oranews.tv/