8.5% e automjeteve s'kanë kaluar kolaudimin

Automjetet që punojnë me benzinë janë më problematike përsa i përket nivelit të ndotjes në mjedis. Eksperti në ministrinë e Transporteve Maksim Tashi shpjegon se raporti i ngeljes së automjeteve me benzinë është 1 me 3 në krahasim me ato me naftë.Maksim Tashi: Më tepër ngelje ka tek mjetet me benzinë, Këtu maten 3 elementë që matën dhe nëse një nga këto elementë mos plotësojë normën ngel. Raporti i ngeljeve mjeteve ne naftë në mjetet me benzinë është 1 me 3. Janë 8.5 % e mjeteve qe ngelen nga karburanti.Drejtuesit që nuk e kalojnë këtë test duhet duhet të bëjnë riparimet e nevojshmë në dhe nëse e ribëjnë testin brenda muajit do të paguajnë vetëm 40 % të shumës së kontrollit.Maksim Tashi: Drejtuesi i mjetit bën riparimet e nevojshme. Nëse paraqitet brenda muajit paguan 40% të vlerës së kontrollit teknik. Në rast se kalon muaji do hyjë në rikontroll dhe do të paguajë vlerën e plotë të kontrollit teknik.Futja e këtij ligji vjen me synimin për të ulur ndotjen në mjedis nga automjetet e cila në Shqipëri konsiderohëet në nivlele shumë të larta. Kategoria më problematike konsiderohen automjetet e periudhës '94-2002./Oranews.tv/