PD draft për Reformën në Drejtësi, e dërgon në kancelaritë e huaja
Partia Demokartike, ka përfunduar analizën e draft startegjisë për Reformën në Drejtësi, duke dalë me propozime konkrete që do ti dorëzohen komisonit të posacëm parlmentar. Platforma demokrate, në të cilën përmblidhen rreth 200 rekomandime, i është dërguar kancelarive kryesore ndërkombëtare. Për një vlerësim të fundit. Në mjaft pika, ekspertët demokratë janë tërësisht kundër masave të propzouara nga mazhoranca. Ora News, ka zbardhur një pjesë të paltformës, ku kërkohet që ndryshimet kushtetuese të mos prekin çështje të organizmit të përgjithshëm shtetërore si përshembull zgjedhja e presidentit.“Ndryshimet kushtetuese të mos prekin çështje të organizimit të përgjithshëm shtetror, por vetëm cështjet e sekorit të drejtësisë. Formula e zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk është cështje sektoriale”Partia Demokratike, do t’i kërkojë Komisonit të Reformës në Drejtësi që Ministri i Drejtësisë mos të jetë organi i vetëm që nis procedime disiplinore për gjyqtarët, me qellim për të shamngur influencën e politikës në sistem. “ Të hiqet ekskluziviteti i Ministrit të Drejtësisë për të nisur një procedim disiplinor” Grupi i ekspertëve demokratë, në mnëyrë të prerë kundërshton dhe rekrutimin e gjyqtarëve jashtë sistemit. Sipas tyre kjo është një praktikë që e dëmton sistemin e drejtësisë duke e zhveshur nga imuniteti ndaj ndërhyrjeve dhe ndikimeve poltike.“Të mos përfshihet në sistemin gjyqësor asnjë individ që nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës”Demokratët kërkojnë, gjithashtu që Gjykata e Lartë, të shëndërrohet në gjykatë karriere.“Gjykata e Lartë të shndërrohet 100 % në Gjykatë karriere”Partia Demokratike në draftin e saj ka përfshirë dhe ngritjen e Byrosë Kombetare të Hetimit, duke kërkuar që ky organ të jete vetëm nën përgjegjësinë e Prokurorisë, ashtu sic sipas tyre theksohet dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ekspertët e selisë blu kërkojnë gjithashtu të mos suprimohet, por të forcohet Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Gjithashtu opozita nuk përkrah ngritjen e inspektorjateve jashtë Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo Prokurorisë, pasi siaps tyre nuk gjen mbështetje në asnjë akt apo rekomandim të organizmave ndërkombëtar./Oranews.tv/